I ngarkuari me Punë i Shqipërisë në Katar, Ermal Kaleci, ka bërë të ditur se nga sulmet e fundit iraniane janë plagosur 16 persona, por mes tyre nuk ka asnjë shtetas shqiptar.

Sipas tij, në Katar jetojnë rreth 200 shqiptarë, ndërsa ambasada është në kontakt të vazhdueshëm me ta dhe u ka bërë thirrje të ndjekin udhëzimet zyrtare dhe të qëndrojnë në shtëpi, përveç rasteve urgjente.

Situata aktualisht paraqitet e qetë, ndërsa pritet njoftim për hapjen e hapësirës ajrore.

Related Posts