Ka përfunduar pa ndonjë marrëveshje takimi mes kryetarit të Vetëvendosjes dhe LDK-së.
Pas takimit, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka thënë se në këtë fazë konsensusi mes partive politike është pothuajse i pamundur.
LDK, sipas tij, nuk mund të caktoj kandidatin për president me 15 vota.
“Le të presim datën 5 mars për të kuptuar se çfarë fati do të ketë, kjo çështje”, ka deklaruar Abdixhiku.






















