10:00 – 12:00
Instituti Riinvest organizon tryezën pjesëmarrja e Kosovës në kornizën e investimeve të Ballkanit Perëndimor. Merr pjesë shef i Bashkëpunimit, Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe përfaqësues nga Qeveria e Kosovës. (Hotel “Sirius, Prishtinë)

10:00
Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike inicion procedurat lidhur me auditimin e pasqyrave vjetore financiare të ZKA-së për vitet 2024, 2025 dhe 2026. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302)
10:00
Komisioni për Arsim, Shkencë dhe Teknologji shqyrton Projektligjin nr.10/L-008 për Ratifikimin e Marrëveshjes për Qasje në Arsimin e Lartë dhe Pranim për Studime në Ballkanin Perëndimor. (Kuvendi i Kosovës, salla N-204)
11:00
Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë shqyrton draft-planin e punës së Komisionit për sesionin pranveror të vitit 2026. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303)
11:30
Komisioni për Kulturë, Turizëm dhe Sport shqyrton miratimin e fushëveprimit të Komisionit. (Kuvendi i Kosovës, salla N-204)
12:00
Lëvizja Vetëvendosje! Qendra në Prizren do të mbajë konferencë për media.(Zyret e LVV-së, Prizren)

 

Related Posts