Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), në mbledhjen e tij të 363-të, ka marrë vendim që Gjykata Administrative të fillojë punën nga data 5 maj 2026.
Gjykata Administrative do të funksionojë si gjykatë e shkallës së parë, me juridiksion në tërë territorin e Republikës së Kosovës.
Ajo do të jetë kompetente për shqyrtimin dhe vendosjen e të gjitha konflikteve administrative, përfshirë edhe kontestet që rrjedhin nga marrëdhëniet e punës në sektorin publik, në përputhje me legjislacionin në fuqi.





















