Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka pritur sot në një takim zyrtar ambasadorin e Turqia në Kosovë, Tunç Angili, si dhe znj. Seyda Çimeli Aydın.

Takimi u zhvillua në kuadër të aktiviteteve që po realizon Federata e Futbollit të Kosovës me diplomatët që shërbejnë në Kosovë, me synim forcimin e bashkëpunimit dhe shkëmbimin e ideve për zhvillimin e sportit, në veçanti të futbollit në vend.

 

 

Në bisedë u diskutua edhe për ndeshjet e “play-off”-it ku Kosova do të luaj me Sllovakinë, derisa Turqia me Rumaninë.

Në rast se Kosova dhe Turqia fitojnë ndeshjet e para, do të përballen me njëra tjetrën.

Ademi ka njoftuar se nëse ndodh kjo përballje, e cila do të zhvillohet në Prishtinë, së bashku me ambasadorin Angili janë dakorduar që të organizojnë aktivitete të përbashkëta për tifozët e të dyja vendeve, në frymën e miqësisë dhe sportit.

Related Posts