7 Marsi është festa e shpirtit të kombit tonë, i cili mbijetoi falë gjuhës shqipe.

Kështu u shpreh Presidentja Vjosa Osmani në urimin e saj për Ditën e Mësuesit.

Në mesazh, ajo thotë se shkolla shqipe ishte akt qëndrese, në shtëpi, në bodrume e në kushte sakrifice.

“Në kohë përndjekjesh, mësuesit shqiptarë nuk u dorëzuan. E mbajtën gjallë gjuhën, librin dhe ëndrrën e një kombi që donte të jetonte i lirë. Nga banka e parë e shkollës deri te universitetet, është i njëjti mision, të rrisim breza që e duan gjuhën, atdheun dhe lirinë”.

“Prandaj, 7 Marsi është një ditë mirënjohjeje dhe respekti për çdo mësues që, përmes dijes dhe përkushtimit edukon brezat dhe forcon themelet e shtetit”, deklaroi presidentja Osmani në mesazhin e saj, të cilin e përmbylli me fjalinë: “Urime 7 Marsi të gjithë mësuesve”.

Related Posts