Dy shtetas shqiptarë janë ekstraduar sot nga Shqipëria për në Kosovë, të dyshuar për veprat penale “kultivim i lëndëve narkotike” dhe “vjedhje e rëndë”.

Të njëjtit ishin arrestuar nga autoritetet shqiptare pasi që kërkoheshin përmes INTERPOL-it me letër rreshtim ndërkombëtar lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës

“Të dy ekstradimet u realizuan bazuar në ligjet në fuqi dhe falë bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre shqiptare, ndërsa pas ekstradimit të dyshuarit iu dorëzuan njësiteve përkatëse të policisë së rajonit të Pejës, përkatësisht atij të Prizrenit”, thuhet në njoftim.

Related Posts