Më në fund erdhi momenti që shumë po prisnin! Këngëtarja e dashur e skenës shqiptare, Fifi, ka njoftuar se më 25 Prill do të mbajë koncertin e saj të parë recital në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.
Përmes një videoje ku shfaqet mjaft e emocionuar, Fifi zbuloi se ky event madhështor është fryt i një pune të gjatë dhe të palodhur që ajo dhe ekipi i saj kanë bërë prej kohësh.
Duke iu drejtuar atyre që e kanë mbështetur gjithmonë, ajo tha: “Fifi po vjen me historinë e vet, me muzikën, ndjenjën, zemrën… Kjo është dhurata ime për ju që e doni muzikën time”.





















