Alesio Alia ka pak ditë që është larguar me vetë-dëshirë nga Big Brother VIP Albania 5.
I ftuar në emisionin Top News me Fiori Dardhën, ai ka ndarë detaje për eksperiencën e tij brenda këtij formati, duke folur hapur për ndjenjat dhe marrëdhëniet mes konkurrentëve.
Gjatë bisedës, ai bëri një deklaratë të fortë për konkurrenten Brikena Selmani:
“Brikena kishte pëlqim për mua”, u shpreh Alesio.
Ai gjithashtu ka lënë të nënkuptohet se Brikena nuk ka ndonjë pëlqim për Mateo Borrin, ose se mund të ketë diçka më shumë mes tyre.
Nga ana tjetër, Alesio tregoi se po shijon një lidhje dashurie dhe kjo është arsyeja e qëndrimit të tij në Shqipëri.
Sidoqoftë, ai theksoi se është i lumtur për eksperiencën që pati në Big Brother VIP Albania 5 dhe se nuk është penduar për asgjë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Pas daljes, ish-banori i BBVA ‘godet’ me deklaratën: Brikena kishte pëlqim për mua appeared first on Sinjali.






















