Drejtësi


Sinjali.com

11 Mars 2026 20:08


Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, njofton se me urdhër të Prokurorit Kujdestar është ndaluar për 48 orë këngëtari i njohur Gjesti, për shkak të dyshimit se ka kryer disa vepra penale.

Sipas Prokurorisë, këngëtari dyshohet për: Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve (neni 366 i Kodit Penal të Kosovës); Kanosja (neni 181 i KPRK-së); Asgjësim apo dëmtim të pasurisë (neni 321 i KPRK-së)

Prokurori i Shtetit, në koordinim me Policinë e Kosovës, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore dhe procedurale të nevojshme lidhur me këtë rast.

Njoftimi i plotë:

Prokuroria në Prishtinë ndalon këngëtarin Gjesti për disa vepra penale

Prishtinë, 11 Mars 2026- Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, njofton opinionin publik, se me urdhër të Prokurorit Kujdestar është ndaluar për 48 orë një (1) person, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale: ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ sipas nenit 366 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, për veprën penale ‘’Kanosja’’ sipas nenit 181 të KPRK-së, si dhe veprën penale ‘’Asgjësim apo dëmtimi i pasurisë’’ në bazë të nenit 321 të KPRK-së.

Personi i ndaluar është i njohur për opinionin publik si këngëtari Gjesti.

Prokurori i Shtetit, në koordinim dhe bashkëpunim me Policinë e Kosovës, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe procedural në lidhje me këtë rast.

Për shkak të fazës së hershme të procedurës hetimore dhe me qëllim të ruajtjes së integritetit të hetimeve, në këtë fazë nuk mund të ofrohen detaje shtesë lidhur me rastin.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, brenda afatave ligjor, do të ndërmarrë veprimet e nevojshme procedurale dhe do të vendosë për masat e mëtejshme në përputhje me Kodin e Procedurës Penale të Republikës së Kosovës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/


Related Posts