Administrata e Presidentit Donald Trump ka organizuar gati 50 fluturime charter për të kthyer qytetarët amerikanë nga Lindja e Mesme, që nga fillimi i konfliktit mes SHBA-së dhe Izraelit me Iranin, sipas Departamentit amerikan të Shtetit, raporton A2CNN.
“Deri në fund të ditës së sotme, do të kemi përfunduar dhjetëra fluturime dhe do të kemi evakuuar në mënyrë të sigurt mijëra amerikanë nga Lindja e Mesme përmes këtyre fluturimeve,” tha një zyrtar i Departamentit të Shtetit.
Administrata e Trump është kritikuar për reagimin e saj të hershëm ndaj konfliktit, pasi sipas kritikëve ka pasur mungesë ndihme për qytetarët amerikanë që ndodheshin në rajon.





















