Ka vdekur në spitalin e Tiranës një foshnje 2 muajshe që ishte dërguar me urgjencë për mjekim më të specializuar nga Korça, për shkak të gjendjes kritike.

Foshnja mbërriti më 13 mars në gjendje të rënduar dhe mësohet se ka vdekur disa orë pasi ka mbërritur në QSUT, por pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, nuk ka mundur të jetojë, shkruan A2.

Nga ana e grupit hetimor, konfirmohet se materialet për rastin janë dërguar në prokurorinë e Korçës, ku gjatë hetimeve do të zbulohet nëse shkak i vdekjes ka qenë kequshqyerja apo ndonjë problem tjetër shëndetësor që foshnja mund të ketë patur që në lindje.

Related Posts