Filloreta Raçi – Fifi ka reaguar në rrjete sociale marrë parasysh bashkëpunimin që ka me kompaninë muzikore “Onima” prej shtatë vitesh.
Në një postim në rrjete sociale, ajo thekson se është pjesë e kompanisë që nga viti 2019 dhe se pronari Erkand Shabani ka qenë korrekt me të deri më tani.
Kjo vjen pas rastit me Gjestin, i cili aktualisht ndodhet në paraburgim, pas dyshimeve se ka kërcënuar pronarin e kësaj kompanie.
Foto: Instagram
Fifi thekson se kënaqësitë e paqartësitë janë individuale, por që ajo nuk ka hasur në ndonjë problem.
Postimi i plotë i Fifit (pa ndërhyrje):
“Për krejt juve që po më shkruani mesazhe në Instagram.
Unë jam artiste e cila kam një marrëveshje me Onima dhe këngët më distribuon Onima.
Pakënaqësitë, kënaqësitë, qartësitë dhe paqartësitë janë individuale dhe relative.























