Gazetari, Arsim Lani, ka njoftuar se brenda 24 orëve, është dënuar dy herë nga ana e Policisë së Kosovës, për shkelje të rregullave në trafik.
Për shkak që në të kaluarën, Lani, thotë se shpëtohej shpesh nga Policia edhe për shkelje më të rënda – për shkak që është gazetar, gjërat kanë ndryshuar.
Gazetari Lani, fajtor e lë mes tjerash edhe cilësimin e burrit të presidentes Vjosa Osmani, Prindon Sadriu, i cili i quajti ditë më parë mediat, si “ndërmarrje e përbashkët kriminale”.
Shkrimi i plotë nga Arsim Lani:
Cilësimi i mediave si “Ndërmarrja e Përbashkët Kriminale”, duket se po jep efektet e saj në terren.
Brenda 24 orëve 2 dënime nga Policia e Kosovës. Ata që dikur ishin në gjendje me ma fal edhe gabimin me të madh në trafik për shkak të respektit që kanë për gazetarët, janë kthyer në ndëshkues të rreptë për njerëz të mediave. Sonte isha viktimë e ashpërsisë dhe sjelljeve arrogante të policëve të Kosovës.
Tek e fundit s’kanë faj. Policia është për t’i kapur anëtarët e një organizate kriminale. Mirë që s’më arrestuan!