Tryeza shkencore “Ibrahim Rugova, mendimtari dhe prijësi” (Instituti Albanologjik-Prishtinë, ora 10:00)

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) mban tryezën “A po bëhet dhuna online pengesë për gratë në politikë?”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në bashkëpunim me Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë dhe Autoritetin Evropian për Sigurinë Ushqimore organizon konferencën ndërkombëtare me temë “Roli i EFSA-s në mbështetjen e vendeve të IPA në rrugën e tyre drejt standardeve të BE-së për sigurinë ushqimore dhe shëndetin e kafshëve”. (Hotel “Emerald”, Prishtinë, 10:00)

 

Avokati i Popullit organizon tryezë me temë “Ndikimi i korrupsionit në të drejtat e njeriut”.  (Hotel “Prishtina”, Prishtinë, ora 10:00)

Kafja e miqësisë dhe falënderimeve, e organizuar nga AVONET për nder të 24 marsit, fillimit të bombardimeve nga NATO-s (Lokali “Panier D’Or” The Village, Ferizaj, ora 10:00)

 

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) mban konferencë me temë “Publikimi i manualeve për qasje të ndjeshme ndaj traumës dhe përdorimin e Dhomës së sigurt në gjykata”. (Hotel Emerald, ora 10:30)

 

Për nder të Epopesë së Dukagjinit komuna e Deçanit bashkë me OVL-UÇK-në organizon aktivitetet:

Homazhe (Kompleksi memorial “Dëshmorët e Kombit”, Gllogjan, ora 11:00)

Manifestimi qendror i Epopesë së Dukagjinit (Ora 12:00-13:00)

Program artistik (Kulla e Haradinajve, ora 13:00)

Related Posts