Kur mendonim se “Big Brother Fan Club” sonte do të na vinte në gjumë, se asgjë nuk po ndodhte, në skenë doli Arjola Demiri. Guxim, shprehi dhe vetëbesim në fjalitë e saj, të cilat nuk i priste askush!
Aktorja e njohur e “Portokallisë” duket se ka ndryshuar shumë pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri. Kur ishte në lojë, ajo nuk etiketonte keq askënd.
Loja e saj ishte ndryshe, jeta reale krejt tjetër. Sonte ajo debatoi me mikun e ngushtë të Donaldit, Elgit Doda, duke thënë se aktori vlonjat ka bërë lojë të fortë në Big Brother për një arsye të thjeshtë: e dashuron famën.
“Donaldi i ka kërkuar vetë të gjitha gjërat që i kanë ndodhur. Nuk është se e kanë ndrydhur. Edhe nëse ka ndodhur, ai vetë ka dashur të ndodhë ashtu, sepse ai ka luajtur vetëm me strategji”, u shpreh Arjola.
Elgit Doda këmbënguli duke thënë se Donaldi është njësoj edhe në jetën e përditshme dhe se e meriton vëmendjen që ka fituar. Arjola nuk mendon kështu. “Donaldi është përpjekur të fitojë vëmendje me të gjitha mënyrat. Me vajzat sillej si mbrojtës i tyre vetëm për t’u dukur mirë në publik”.
E vetmja pyetje që kemi për Arjolën është kjo: Mund të kesh të drejtë, por pse nuk fole kur ishe në lojë? Pse tani Donaldi qenka thjesht lojtar dhe jo mik?