Kur kanë mbetur edhe një orë nga fillimi i ndeshjes mes Turqisë dhe Rumanisë, trajnerët tashmë i kanë publikuar formacionet zyrtare të kësaj përballjeje.
Ky takim do të luhet në kuadër të gjysmëfinales së “play-offit” për Botërorin 2026, në kuadër të rrugëtimit C të kësaj faze, aty ku është edhe Kosova.
Me ndeshjen që nis nga ora 18:00, si Vincenzo Montella i Turqisë, ashtu edhe Mircea Lucescu i Rumanisë kanë vendosur për 11-shet startuese.
Dy trajnerët kanë vendosur për formacionet më të forta, me duelin që do të luhet në “Tupras Stadium” në Stamboll.
Kujtojmë se, në rast fitoreje ndaj Sllovakisë, kombëtarja e Kosovës do të luajë në finalen e “play-offit” të 31 marsit ndaj fituesit të kësaj përballjeje, në “Fadil Vokrri”.
Kosova e zhvillon ndeshjen e saj ndaj Sllovakisë sonte, me fillim nga ora 20:45 në “Tehelne pole” në Bratisllavë.
FORMACIONET ZYRTARE:
TURQIA: Cakir; Muldur, Akaydin, Krdakci, Kadioglu; Yuksek, Calhanoglu; Yilmaz, Guler, Yildiz; Akturkoglu
RUMANIA: Radu; Ratiu, Dragusin, Burca, Bancu; Marin, Hagi, Dragomir; Man, Birligea, Mihaila.






















