Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar Kombëtarën e Kosovës në futboll dhe të Shqipërisë para ndeshjeve të tyre jashtë vendit në kuadër të kualifikimeve për Kamponatit Botëror.
“Botërori plotësohet kur Kuqezinjtë dhe Dardanët zbresin në Amerikë.“, shkroi ai në Facebook.
Postimi i plotë:
Kosova me Sllovakinë, Shqipëria me Poloninë, të dyja në ndeshjet jashtë vendit, në sytë e gjithë kombit.
Kurajo dhe forcë, me mendje dhe zemër, urojmë për fitore. Ky shekull i shqiptarëve është edhe i talentit në sport. Ëndërrat janë për guximtarët. Botërori plotësohet kur Kuqezinjtë dhe Dardanët zbresin në Amerikë.
Forca, përpara e faleminderit për çdo emocion!






















