Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike e Kosovës vlerëson se aktgjykimi i Gjykata Kushtetuese e Kosovës sjell qartësi juridike dhe rikthen procesin në kornizën kushtetuese.
LDK thekson se zgjedhja e Presidentit duhet të zgjidhet përmes një marrëveshjeje politike që siguron unitet institucional dhe balancë demokratike, duke i bërë Lëvizjen Vetëvendosje përgjegjëse për ndërtimin e kësaj marrëveshjeje.
“Grupi Parlamentar i LDK-së riafirmon qëndrimin e tij të palëkundur për respektim të plotë të rendit kushtetues, funksionim normal të institucioneve dhe ruajtje të balancës demokratike në vend. LDK konsideron se çdo veprim politik në këtë fazë duhet të udhëhiqet nga përgjegjësia shtetërore dhe jo nga kalkulimet partiake.
“LDK mbetet e përkushtuar për një zgjidhje që garanton unitet institucional, përfaqësim gjithëpërfshirës dhe shmang çdo tendencë për përqendrim të pushtetit në një dorë të vetme. Institucioni i Presidentit duhet të jetë figurë unifikuese, mbi palët politike, dhe në shërbim të rendit kushtetues dhe stabilitetit të Republikës”, shkruhet ndër tjerash në reagimin e tyre”, shkruhet ndër tjerash në reagim.





















