Deputetja e Hykmete Bajrami nga LDK ka reaguar ashpër lidhur me çështjen e terminaleve, duke akuzuar qeverinë për, siç thotë ajo, mungesë të shtetëzimit real dhe vazhdim të përfitimeve për kompanitë private.

Sipas Bajramit, pavarësisht deklarimeve për shtetëzim, fitimet nga terminalet po vazhdojnë të shkojnë tek operatorët privatë, ndërsa shteti po mbulon kostot përmes buxhetit publik. Ajo theksoi se tashmë pagesat ndaj kompanive po bëhen në formë qiraje, ndërsa punëtorët në terminale paguhen nga shteti.

“Kjo nënkupton se i vetmi ndryshim është formal, ndërsa në praktikë përfitimet mbesin të njëjta”, deklaroi Bajrami.

Ajo shtoi se kjo situatë është konfirmuar edhe gjatë një debati televiziv, ku sipas saj, pronari i kompanisë “Fitorja” ka pranuar një gjë të tillë.

Në fund, Bajrami kritikoi qeverisjen e deritanishme, duke e akuzuar për propagandë dhe mungesë të rezultateve konkrete gjatë gjashtë viteve të fundit.

Related Posts