Një 36-vjeçari dyshohet se u gjet pa shenja jete te Varrezat Hebraike në Prishtinë.
Rasti ka ndodhur në zonën e njohur si Varrezat Hebraike, ku viktima është gjetur pa shenja jete, ndërsa dyshohet se ka përdorur një revole për të kryer aktin fatal.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitë policore dhe ekipi mjekësor, të cilët kanë konstatuar vdekjen e tij, ndërsa arma e dyshuar është sekuestruar si provë materiale.
Rrethanat e plota të ngjarjes ende nuk janë sqaruar, ndërsa autoritetet kompetente kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.





















