Çmimet e karburantit dizel në Kroaci, vend i Bashkimit Evropian, rreth 20 cent më të lira sesa në Kosovë.

Qeveria e Kroacisë ka publikuar çmimet fikse të derivateve për dy javët e ardhshme me zbatimin e masave që synojnë uljen e çmimeve të karburanteve.

Në një mbledhje elektronike të hënën, qeveria kroate miratoi rregulloren që vazhdon zbatimin e masës për uljen e akcizës për naftës, benzinës dhe produkteve energjetike, për një periudhë të mëtejshme dy javore nga 7 prilli deri më 20 prill.

Gjithashtu, u miratua rregullorja për përcaktimin e çmimeve tavan me marzhë të fitimit prej 0.10 cent për litër të karburantit dizel.

Rregullorja hyn në fuqi ditën e parë të publikimit të saj dhe ky regjim do të zbatohet për periudhën 14-ditore në vijim, shkruan sot mediumi kroat Jutarnji List.

Çmimet e reja do të jenë:

1.66 EUR/l për benzinë ​​(rritje prej 0.04 EUR/l)

1.85 EUR/l për karburantin dizel (rritje 0.12 EUR/l)

1.36 EUR/l për naftë blu (rritje prej 0.17 EUR/l)

Related Posts