Ka ndërruar jetë ish-ministri Federal në disa mandate në Gjermani, dr. Christian Schwarz-Schilling. Ambasadori Zemaj ka ndarë pak nga përshtypja e mirë e ish-ministrit gjerman për Kosovën.

“Kam pasur nderin ta takoja disa herë dhe ta presja në zyrën time në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Frankfurt, si dhe ta vizitoja në vendbanimin e tij në Hessen. Çdo takim me të ishte i thellë, plot mësime nga përvoja dhe frymëzues për mënyrën se si duhet punuar për shtetin dhe të ardhmen e vendit. Ishte një privilegj i veçantë, jo vetëm për mua personalisht, por edhe për Kosovën.
Në shenjë kujtimi, po ndaj një pjesë nga shënimet e mia gjatë vizitës së tij në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Frankfurt, ku ai fliste për rrugëtimin e vendit tonë, sfidat dhe proceset drejt së ardhmes:

“Vendi juaj e ka merituar pavarsinë. Tani ju duhët të ndërtoni një shtet të fortë e të qëndrueshëm mbi parimet e demokracisë. Ruajtja e koherencës dhe avancimi drejt integrimeve euroatlantike është obligim. Edhe ato vende brenda Bashkimit Evropian që se kanë njohur pavarsinë e vendit tuaj, kinse për shkak të problemeve të brendshme, ato kanë bërë gabim. Nuk është fare e drejtë, sepse njohja e Kosovës do të duhej të ishte bërë direkt pas luftës më 1999. Pra edhe ashtu janë vonë. Qysh atëherë e kam theksuar dhe sot mendoj njejtë. Edhe Serbisë duhët ti bëhet e çartë, se pa e njohur pavarsinë e Kosovës nuk ka antarësim në BE. Në anën tjetër Kosova duhët të tregoj seriozitet dhe maturi, zhvillim ekonomik, arsim, të ruaj paqën dhe sigurinë. Prandaj ju duhët të ndertoni një shtet të fortë dhe institucione demokratike dhe me integritet” shkruan ndër të tjera Zemaj në kujtim të Schwarz-Schilling

Related Posts