Vladimir Putin ka lëshuar një skuadër vrasëse vdekjeprurëse të forcave speciale të njohur si “gjuetarët” për të vrarë presidentin ukrainas Volodomyr Zelinski dhe disa zyrtarë të tjerë ukrainas.
Ky është alarmi që ka ngritur “The Sun”, ndërsa e cilëson këtë si një tjetër përpjekje të dëshpëruar të Putin, për të marrë kontrollin e Ukrainës.
Secilit ushtar thuhet se i janë dhënë lista dhe foto të zyrtarëve të lartë ukrainas dhe oficerëve të sigurisë, të cilët Moska i do të vdekur. Kremlini pretendon se të gjithë ata që janë në listë kanë kryer krime.
Forcat speciale çeçene u fotografuan duke u stërvitur në një pyll ukrainas teksa merrnin pjesë në ritualet e lutjes islame përpara një dislokimi të mundshëm në vijën e frontit.
Udhëheqësi i provincës separatiste ruse , Ramzan Kadyrov, 45 vjeç, një aleat i ngushtë i Vladimir Putinit , vizitoi më parë forcat e tij.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy tha të enjten se ishte paralajmëruar se ishte “objektivi numër një” i forcave speciale ruse në Kiev, të cilët e donin të vdekur,teksa shtoi se familja e tij ishte objektivi numër 2, së bashku me zyrtarë të lartë të qeverisë ukrainase.
Skuadrës çeçene, e njohur si “gjuetarët”, thuhet se i është dhënë një “urdhër i prerë për të vrarë” nëse nuk mund të ndalojnë personat që janë në listën e tyre. Ata besohet se janë nga batalioni i jugut i Shërbimit të Gardës Federale, me bazë në Çeçeni.