Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vizituar Lumbardhin, duke e cilësuar këtë vend si një pikë me rëndësi të veçantë historike për kombin.

Gjatë qëndrimit të saj, ajo bëri homazhe për dëshmorët e rënë për liri, duke theksuar se kujtimi dhe sakrifica e tyre mbeten udhërrëfyes për çdo hap drejt së ardhmes së shtetit.

Osmani tha se sakrifica, falja dhe uniteti janë rruga jonë përpara.

Postimi i plotë:

Në Lumbardh

Në këtë vend me peshë të veçantë historike për kombin tonë, ishim javën që shkoi për të bërë homazhe për dëshmorët, duke nderuar sakrificën e tyre për lirinë dhe shtetin tonë. Kujtimi i tyre mbetet udhërrëfyes në çdo hap që bëjmë përpara.

Vizituam edhe Kullën e Pajtimit të Gjaqeve – një simbol i fuqishëm i faljes dhe unitetit, aty ku nisi një ndër lëvizjet më të rëndësishme shoqërore për çrrënjosjen e gjakmarrjes duke na rikujtuat se forca jonë qëndron te bashkimi dhe mirëkuptimi.

Me respekt të veçantë, qëndruam edhe në familjen Lekaj, duke vlerësuar kontributin e tyre në rrugën e pajtimit, çlirimit dhe forcimin e frymës së bashkimit.

Uniteti, falja dhe respekti për njëri-tjetrin janë themelet mbi të cilat ndërtojmë të ardhmen tonë.

Related Posts