Një incident me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në një lokal në Pejë.

Policia bën të ditur përmes raportit se një i dyshuar pas një mosmarrëveshje ka kanosur të pranishmit në lokal dhe ka sulmuar viktimën mashkull kosovar.

I dyshuari po ashtu ka shtënë me armë me ç’rast ka dëmtuar xhamat e lokalit dhe është larguar në drejtim të panjohur.

Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa lidhur me rastin është njoftuar prokurori.

Related Posts