Kosova është e varur nga importi i derivateve të naftës, duke u furnizuar nga vende të ndryshme të botës, kjo duke reflektuar edhe në çmimet si pasojë e lëvizjeve në tregjet ndërkombëtare dhe situatës së tensionuar globale, përfshirë ndikimet nga lufta në disa rajone prodhuese.
Bazuar në të dhënat e Doganës për periudhën janar-prill 2026, vendi ka importuar gjithsej rreth 199.4 milionë litra naftë nga këto vende:
- Emiratet e Bashkuara Arabe : 14,198,637 litra
- Gjermania : 300 litra
- Algjeria : 65,100 litra
- Egjipti: 128,825 litra
- Greqia : 37,852,732 litra
- India: 36,927,681 litra
- Maqedonia e Veriut : 3,839,824 litra
- Rumania : 2,174,772 litra
- Arabia Saudite : 85,584,456 litra
- Shtetet e Bashkuara të Amerikës: 18,635,831 litra
Ky varësim i lartë nga importi bën që çmimet e derivateve të jenë të ndjeshme ndaj luhatjeve ndërkombëtare.
Sot, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka njoftuar çmimet maksimale për tregun vendor: nafta shitet me 1.91 euro për litër, ndërsa benzina me 1.47 euro për litër.
Situata tregon qartë se pavarësisht diversifikimit të furnizimit nga dhjetëra vende, çmimet mbeten të larta, duke ndikuar drejtpërdrejt në tregun vendor dhe në koston e jetesës për qytetarët e Kosovës.





















