Artisti i njohur Mahmut Ferati ka njoftuar për një kapitull të ri në jetën e tij, duke bërë të ditur se po pensionohet nga profesioni i tij si mësues i muzikës. Ai ka zgjedhur një mënyrë mjaft emocionale dhe artistike për ta ndarë këtë lajm me publikun — përmes projektit të tij më të ri muzikor.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ferati ka zbuluar se kënga e re mban titullin “LAMTUMIRË DITARI I SHKOLLËS” dhe do të publikohet në kanalin e tij zyrtar në YouTube.

Në mesazhin e tij, ai shkruan:

“LAMTUMIRË DITARI I SHKOLLËS” 🎶
Projekti im më i ri muzikor publikohet nesër në orën 16:00 në kanalin tim zyrtar në YouTube.
Kjo këngë vjen si një rrëfim i sinqertë për një rrugëtim të gjatë si profesor i muzikës në gjimnazin “Eqrem Çabej”, ku për vite me radhë pata privilegjin të përcjell dhe të formoj shumë gjenerata nxënësish.
Një përshëndetje e ndjerë për ditarin, kujtimet dhe çdo moment të paharruar në këtë kapitull të jetës sime.

Përmes kësaj kënge, Ferati jo vetëm që i jep fund një karriere të gjatë në arsim, por edhe përmbledh emocionet, kujtimet dhe përvojat që kanë shënuar rrugëtimin e tij ndër vite. Projekti pritet të sjellë një reflektim të ndjerë për të gjithë ata që kanë kaluar nëpër bankat e shkollës dhe kanë krijuar kujtime të paharrueshme.

Related Posts