Një operacion policor është zhvilluar në Prizren, ku gjatë një bastisjeje janë gjetur municion dhe pjesë të një arme të gjatë, të dyshuara si të tipit AK-47.
Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 19:30 në rrugën “Dervish Salihu”, në fshatin Krajkë.
Siç mëson Sinjali, gjatë veprimeve operative hetimore lidhur me një rast të dyshuar “Grabitje”, policia ka kryer kontroll në një shtëpi në pronësi të A. Samahodajt.
Gjatë kontrollit janë gjetur:
• një sasi municioni të llojeve të ndryshme
• 4 karikatorë
• një kondak (qytë) i armës së gjatë, që dyshohet se i përket një arme të tipit AK-47
Në këtë rast janë përfshirë dy të mitur, N. S, 18 vjeç, dhe një tjetër i identifikuar me inicialet B. S, 16 vjeç.
Pas konsultimit me prokurorin e shtetit, rasti është iniciuar si “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve” dhe është dërguar për hetime të mëtejshme.
Rasti është në trajtim.






















