Tre persona me inicialet B.S., V.S, dhe S.S., janë ndaluar për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale “lëndim i lehtë trupor” ditën e djeshme në Vragoli të Fushë Kosovës.

“Sipas dyshimeve fillestare, rreth orës 17:00, në fshatin Vragoli, Komuna e Fushë Kosovës, pas një mosmarrëveshje verbale ndërmjet palëve, ka eskaluar një përleshje fizike, ku janë përdorur mjete të rrezikshme, përkatësisht thika dhe shkopinj druri, me ç’rast disa persona kanë pësuar lëndime trupore”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore të Prishtinës.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë.

Prokuroria tha se “ndaj tyre do të ndërmerren veprime të mëtejshme procedurale në përputhje me ligjin”.

Related Posts