Eksperti i sigurisë dhe analisti politik, Agon Maliqi, ka komentuar zhvillimet e fundit ndërkombëtare, ku ka kritikuar ata që kanë kundërshtuar gasjellësin dhe strategjinë amerikane për largimin e Europës nga gasi rus.
Maliqi ka thënë se kur analistët properendimor kanë folur për strategji amerikane janë shikuar si si të çmendun dhe paranojak.
Në kontekstin e kësaj që ka thënë Agon Maliqi, kujtojmë se Qeveria e Kosovës e ka refuzuar projektin e gasjellësit amerikan.
Këtu keni statusin e tij të plotë:
“Kur ju folshim për gazsjellësin dhe strategjinë amerikane me e largu Evropen prej gasit rus na këqyrshit si të çmendun dhe paranojak. “Ju lutem duhet ta shikojmë leverdinë ekonomike”. A ia shtinët lapsin?”, ka shkruar Maliqi në llogarinë e tij në Facebook.
Përndryshe, para pak ditësh Rusia ka nisur pushtimin në shkallë të plotë në Ukrainë por që është duke u përballur me një rezistencë të fortë atje si dhe me sanksione shumë të rënda perëndimore.