Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kefalonia, ku një 19-vjeçare shqiptare, e identifikuar si Myrto, ka humbur jetën në rrethana tragjike.
Sipas mediave greke, e reja u gjet pa ndjenja në një shesh në Argostoli dhe u transportua në spital, ku u konstatua e vdekur.
Ngjarja bëhet edhe më e rëndë pasi nëna e saj, infermiere në spitalin e ishullit, ishte në detyrë natën fatale dhe u përball me trupin e pajetë të vajzës së saj.
Autoritetet kanë arrestuar tre persona të moshës 22, 23 dhe 26 vjeç, të cilët dyshohet se ishin me të renë në orët e fundit dhe e braktisën pasi ajo humbi ndjenjat, pas përdorimit të dyshuar të lëndëve narkotike. Hetimet për zbardhjen e plotë të rastit vijojnë.


















