Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka nisur sot seanca gjyqësore në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, ku pritet të jepen fjalët përfundimtare, ndaj të akuzuarve Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla.
Në seancë po merr pjesë edhe prokurorja Javorka Perlinçeviq, e cila e ka cilësuar vrasjen e Liridona Ademajt si “krim makabër”.
Gjatë fjalës së saj, ajo ka sjellë edhe deklarime që lidhen me fëmijën e madh të viktimës, të dhëna gjatë një vizite të njërit prej djemve në Suedi, në prani të psikologes.
Sipas prokurores, djali i madh ka deklaruar, “Hajni e futi dorën dhe i bëri mamit bam”.
Po ashtu, u tha nga prokurorja se fëmijët refuzojnë thirrjet telefonike të mundësuara nga Qendra për Punë Sociale në Suedi për kontakt me Naim Murselin.
Njëherësh, Perlinçeviq gjatë fjalës së saj, u shpreh se Leonardi (vëllau i viktimës) ka treguar se fëmijët dëshmojnë se si Naim Murseli e ka mbajtur Liridonën në njërin krah në momentin e ngjarjes.



















