“NATO nuk është saktësisht ajo që menduam se ishte”, tha ministri i Jashtëm ukraians, Dmytro Kuleba, për qëndrimin e Organizatës të Atlantikut të Veriut, ndaj vendimit të mbylljes së hapësirës ajore.
Sipas ministrit, para luftës ukrainasit mendonin se NATO-ja ishte e fortë dhe BE-ja ishte e dobët dhe e pavendosur, por tani ata panë se ishte e kundërta.
“Para luftës në Ukrainë, ata mendonin se NATO ishte e fortë dhe BE-ja ishte e dobët. Lufta tregoi të kundërtën. Bashkimi Evropian është i fortë dhe ka karakter dhe NATO nuk mund të vendosë asgjë”, tha Kuleba gjatë një paraqitje në televizionin ukrainas, Rada TV.