Një nxënës është bllokuar në derën e autobusit, teksa është tërhequr zvarrë gjatë lëvizjes.
Ngjarja ka ndodhur në Melbourne të Australisë, derisa kjo është kapur nga kamerat e sigurisë, raporton BBC.
Djali 12-vjeçar u zvarrit rreth 350 metra poshtë një rruge periferike në Wheelers Hill, pasi dyert e pasme i bllokuan krahun dhe çantën e shkollës.
Bëhet e ditur se ai nuk është lënduar, ndërkaq nëna e tij mblodhi pamjet dhe i ndau në mediat sociale duke akuzuar kompaninë e autobusëve për neglizhencë.
Një zëdhënës i kompanisë tha se shoferi i autobusit u shkarkua nga puna.
“Ky është një incident shumë shqetësues dhe ne do të vazhdojmë të mbështesim pasagjerin dhe familjen në këtë kohë”, tha ai.
Pamjet i gjeni brenda linkut:
Momenti kur nxënësi u bllokua në derën e autobusit.



















