Von Cramon “gozhdon” BE-në për liberalizimin e vizave: Kosova i ka plotësuar kriteret teknike për vizat, jemi katër vite me vonesë.
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon ka thënë se Bashkimi Evropian është katër vite vonesë për t’ia dhënë Kosovës liberalizimin e vizave. Në një konferencë për media të mbajtur në Mitrovicë, eurodeputetja Cramon ka thënë se është “mbrojtësja më e madhe e liberalizimit të vizave”.“Gjithmonë e kam dritën jeshile, shpresoj që ne do të shohim lehtësimin e këtij procesi dhe hapjen pas zgjedhjeve në Francë, nuk është krejt te Parlamenti Evropian, ne e kemi konfirmuar që Kosova i ka plotësuar kërkesat teknike, jemi katër vite në vonesë. E di që shumica e shteteve kryesore e mbështesin këtë, por na duhet një mbështetje unanime”, tha ajo.