Performancat e Justin Bieber-it dhe Anyma-s në “Coachella” gjatë fundjavës së dytë të festivalit përfunduan me gjoba në total prej 44,000 dollarësh (37,415 €) për tejkalim të kohës së lejuar të shfaqjes.
Festivali i famshëm i muzikës në Kaliforni, i cili u zhvillua gjatë dy fundjavave të fundit dhe përfundoi të dielën, më 19 prill, tërhoqi rreth 125,000 vizitorë në ditë në Empire Polo Club në shkretëtirën e Kolorados, transmeton Indeksonline.
Ndër interpretuesit që tërhoqën shumë vëmendje ishin Bieber, Sabrina Carpenter dhe Karol G.
U zbulua se si Bieber ashtu edhe Anyma shkelën afatin kohor të programit të qytetit të Indios gjatë fundjavës së dytë, i cili kërkon që shfaqjet të mbarojnë deri në orën 1 të mëngjesit të premten dhe të shtunën.
Sipas Billboard-it, një përfaqësues i qytetit konfirmoi se “Goldenvoice”, promotori i festivalit, po përballet me gjoba prej më shumë se 40,000 dollarësh (34,014 euro). Ndërsa fundjava e parë kaloi pa shkelje, fundjava e dytë solli dy të tilla.


















