Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, në një reagim në platformën X ka përgëzuar Malin e Zi për hapat e tij drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Në reagimin e tij, Costa thekson se vendimi i vendeve anëtare për të krijuar Grupin e Punës për hartimin e Traktatit të ri të Anëtarësimit është një moment kyç.
“Urime Malit të Zi – sot bëmë një hap të madh drejt anëtarësimit tuaj në Bashkimin Evropian. Vendimi për të krijuar Grupin e Punës për të hartuar Traktatin e ri të Anëtarësimit është një moment kyç. Për herë të parë që nga viti 2013, BE-ja fillon procesin e zgjerimit të ardhshëm”, ka shkruar Costa.


















