Ushtruesja e detyrës së presidentes dhe njëherësh kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka folur në seancën e parë të Kuvendit të Kosovës, e cila ka nisur në orën 10:00 dhe i kushtohet ish-kongresmenit amerikan Eliot Engel, i cili ndërroi jetë më 10 prill.

Ajo tha se Engel nuk reshti së kërkuari drejtësi për popullin e Kosovës dhe se ngriti zërin në kohën kur bota heshtte.

“Sot, në këtë seancë kujtojmë dhe nderojmë një njeri që la gjurmë të pashlyeshme në historinë e Kosovës, i cili në ditët më të vështira të historisë sonë të re ngriti zërin fuqishëm për shkeljen e të drejtave tona, represionin dhe persekutimin nga regjimi serbo-jugosllav”, tha Haxhiu.

Haxhiu shtoi se “Engel nuk e donte Kosovën nga larg, por  e mbrojti me argumente e votë”.

Related Posts