Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti, duke i thënë se Kosova nuk është vetëm e tij.

Reagimi i saj vjen pasi Kurti, në një adresim drejtuar qytetarëve gjatë së premtes lidhur me çështjen e presidentit, u shpreh se Kosova nuk është vetëm e tij, duke lënë të kuptohet se vetëm ai po përpiqet të gjejë zgjidhje për presidentin, kur kanë mbetur edhe katër ditë afat.

Në reagimin e saj, Çitaku i ka kërkuar Kurtit të “qetësohet”, duke theksuar se, pavarësisht siç shprehet ajo “kapjes së institucioneve”, Kosova nuk i përket vetëm atij.

Postimi i plotë:

Kryeministër, qetësohu. Përkundër kapjes së institucioneve, Kosova fatmirësisht nuk është vetëm e jotja. Si do t’ia shpjegosh popullit që t’i dhanë 51% të votave se nuk dëshiron e nuk din të qeverisësh?

Këtë e di ti, mirëpo çfarë di unë është se ti do ta marrësh përgjigjen e merituar nga ta. Prandaj, lutja ime është krejt e sinqertë: Ose qeveris, bashkëpuno e jepi drejtim Kosovës, ose lësho rrugë e lëri më ankesat, krizat e lojërat fëmijërore në kurriz të qytetarëve.

Ti nuk je armiku ynë. Ti je vetëm një sfidë që, në ditën kur nuk do të jesh në drejtimin e vendit, për shtetin dhe qytetarët do të bëhet shumë më mirë.

Shihemi në zgjedhje, atje ku ky popull i abuzuar politikisht nga ti për shumë vjet, do të flasë me votë. I paaftë!

Related Posts