Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova 4″, Alba Pollozhani, ka reaguar përfundimisht ndaj thashethemeve që po qarkullojnë së fundmi rreth një lidhjeje të mundshme romantike mes saj dhe ish-banorit tjetër, Toneyt.
Përmes një bashkëbisedimi me ndjekësit në llogarinë e saj në Instagram, Alba është pyetur drejtpërdrejt nëse ajo dhe Toney janë në një marrëdhënie. Ajo e ka mohuar këtë, duke theksuar se dyshja janë thjesht miq dhe bashkëpunëtorë.
”Jo çdo djalë dhe vajzë që shihen bashkë janë çift. Ndonjëherë janë thjesht dy njerëz që flasin, punojnë… pa pasur nevojë për etiketa,” është shprehur ajo.
Më tej, ish-konkurrentja e BBVK 4 ka sqaruar se është një natyrë shumë private kur bëhet fjalë për jetën e saj personale dhe familjare. Alba theksoi se kur të vijë momenti i duhur, lajmin e madh do ta japë vetë.
”Nëse vjen momenti që jam me dikë në krah, do të jetë një moment që do ta publikoj me unazë në gisht. Por me aq sa di unë, asnjë vajzë nuk nxjerr në foto dikë që po e njeh apo në fillimet e lidhjes,” shtoi ajo. Me doza humori, Alba tregoi se beson te “syri i keq” (mësyshi), duke thënë se edhe kur të vijë koha e unazës, në foto do të duket “vetëm gishti”.
Me këtë deklaratë, teksa darkonte po me Toneyn dhe partneren e tij Egën, Alba i jep fund njëherë e mirë aludimeve të fansave, duke rikonfirmuar se mes saj dhe Toneyt nuk ka asgjë më shumë se shoqëri.




















