Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion antidrogë të koduar “Different”, duke goditur dy raste të shpërndarjes së lëndëve narkotike në kryeqytet.

Gjatë aksionit janë arrestuar dy të rinj, B. Rr., 22 vjeç dhe R. N., 27 vjeç, të cilët u kapën në rrugën “Jordan Misja” me sasi të dyshuara kokainë dhe kanabis të përgatitura për shitje.

Në një rast tjetër, policia ka arrestuar edhe një 49-vjeçar, ndërsa ka proceduar penalisht djalin e tij 18-vjeçar dhe një tjetër shtetas. Gjatë kontrolleve në lokalin e tyre dhe në automjet, janë gjetur sasi kanabisi dhe kokainë të dyshuara për shpërndarje.

Sipas policisë, droga ishte fshehur në mënyra të ndryshme, përfshirë edhe brenda tullave të mureve, me qëllim shmangien e kontrollit.

Në një nga automjetet e kontrolluara është gjetur edhe një tabelë policie, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Related Posts