Një trup i pajetë është gjendur mbrëmjen e sotme në zonën e Çardhakut në Moravë të Korçës.
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se viktima, Agim Dejo ka humbur prej 6 muajsh dhe është gjetur mbrëmjen e sotme.
Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se viktima mund të ketë 3 muaj që ka ndërruar jetë.
Nga kqyrja e trupit të dekompozuar nuk janë konstatuar goditje apo thyerje të kockave që mund të ketë dyshime për ngjarje kriminale.
Siç raporton korrespondentja e Top Channel Dhorjela Çule, trupi është dërguar në morgun e spitalit të Korçës ku do t’i nënshtrohet autopsisë.




















