Udhëtimi me tren në linjën Prishtinë–Pejë vazhdon të mbetet një nga alternativat më të lira dhe praktike për qytetarët. Por ajo që shumë pak e dinë është se disa kategori përfitojnë udhëtim plotësisht falas nga Trainkos.
Sipas të dhënave zyrtare, këto kategori janë të liruara 100% nga pagesa e biletës:
Veteranët e luftës së UÇK-së
Invalidët e luftës së UÇK-së
Familjarët e dëshmorëve (prindërit, bashkëshorti/ja dhe fëmijët)
Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK)
Fëmijët nën moshën 4 vjeç (pa ulëse të veçantë)
Punëtorët e Trainkos dhe Infrakos gjatë shkuarjes në punë
Personat e verbër dhe përcjellësit e tyre
Këto beneficione vlejnë për të gjitha linjat ku operon Trainkos, përfshirë edhe linjën shumë të frekuentuar Prishtinë–Pejë, e cila mbetet aktive për transport të udhëtarëve në vend .
Megjithatë, për të përfituar nga udhëtimi falas, qytetarët duhet të jenë të pajisur me dokumentacion përkatës apo ID kartelë që dëshmon kategorinë e tyre.
Ky vendim synon të lehtësojë lëvizjen e kategorive të veçanta dhe të ofrojë mbështetje për grupet që kanë kontribut apo nevoja të veçanta në shoqëri.
Nëse i përkisni ndonjërës prej këtyre kategorive, udhëtimi me tren mund të jetë falas për ju.



















