Kush është make-up artisti Dion Makolli?
Në një moshë kur shumica ende po kërkojnë drejtimin e tyre profesional, 22-vjeçari Dion Makolli ka arritur të ndërtojë një emër të njohur në botën e bukurisë. Me talent, përkushtim dhe ambicie të palëkundur, ai po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e personazheve VIP shqiptarë.
Rrugëtimi i tij nuk ka qenë i zakonshëm. Pas përvojave të vlefshme në industrinë e make-up-it në Dubai, një nga qendrat më të mëdha të bukurisë dhe luksit, Dioni ka vendosur të vazhdojë karrierën e tij në Kosovë. Pikërisht këtu, ai po spikat me stilin e tij unik dhe profesionalizmin që e dallon në mesin e artistëve të rinj.
Suksesi i tij është dëshmi e qartë se përkushtimi dhe puna e palodhur japin rezultate. Mosha e re nuk e ka penguar aspak të arrijë atë që dëshiron – përkundrazi, është kthyer në një avantazh që i jep energji dhe kreativitet të freskët në çdo punë që realizon.
Si çdo histori suksesi, edhe e tija nuk ka kaluar pa sfida. Me rritjen e famës, nuk kanë munguar as pengesat – përfshirë edhe hakimin e faqes së tij zyrtare në Instagram. Megjithatë, kjo nuk e ka ndalur ritmin e tij të punës. Sot, ai vazhdon aktivitetin në një llogari të re në Instagram: dionmakolliofficial, duke qenë më i fortë dhe më i vendosur se kurrë për të arritur majat e suksesit.
Dion Makolli mbetet një shembull inspirues për të rinjtë, duke dëshmuar se ëndrrat realizohen kur ke guximin t’i ndjekësh.





























