Leon Avdullahu ka treguar aftësit e tij të jashtëzakonshme qysh në sezonin e parë të Hoffenheim.
Mesfushori kosovar ka blinduar vendin e titullarit, duke qenë një nga shtyllat kryesore të ekipit.
Avdullahu ka marrë lavëdata edhe nga trajneri i Hoffenheim, Christian Ilzer, i cili ka thënë se është një organizator i jashtëzakonshëm dhe i sigurt me top.
“Ai ishte shumë i rëndësishëm në ekipin e Baselit që e fitoi titullin e kampionit në Zvicër dhe ka vazhduar njëjtë edhe tek ne.
Ai është organizator i lojës dhe jashtëzakonisht i sigurt me top. Është po ashtu shumë ambicioz dhe dëshiron të përmirësohet ende. Avdullahu i di kualitetet që i ka”, ka deklaruar Ilzer.
Avdullahu u transferua te Hoffenheim gjatë verës nga Baseli, derisa ka luajtur plot 30 ndeshje me skuadrën gjermnae




















