Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vazhduar me emërimet e zëvendësministrave në kabinetin qeveritar.

Përmes një vendimi të ri, Kurti ka emëruar Bedrija Ejupagić në pozitën e zëvendësministrit në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transportit.

“Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar z. Bedrija Ejupagić në pozitën e zëvendësministrit në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transportit.

Kryeministri në detyrë Kurti e uroi z. Ejupagić për detyrën e re dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e përgjegjësive të reja”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts