Shqipëria përfaqësohet sonte në “Eurovision Song Contest” nga këngëtari Alis me këngën “Nan”, një performancë që i kushtohet figurës së nënës dhe rolit të saj në familjen shqiptare.

Edicioni i 70-të i festivalit evropian po mbahet në “Wiener Stadthalle” në Vjenë, nën moton “Të bashkuar nga muzika”, ku këtë vit garojnë 35 shtete. Shqipëria synon kualifikimin në finalen e madhe.

Alis do të performojë i 13-ti në natën e dytë gjysmëfinale, ndërsa para daljes në skenë ka ndarë emocionet e tij për përvojën në festival.

“Është ëndërr. Ndihem sikur po më shikon e gjithë bota. Jam mirënjohës për mbështetjen e shqiptarëve dhe shpresoj t’i bëj krenarë”, është shprehur ai.

Artistët këtë vit përballen me rregulla të reja të votimit nga Unioni Evropian i Transmetimeve, ku është kufizuar numri i votave për person, si masë për rritjen e transparencës në proces.

Publiku mund ta mbështesë Shqipërinë me numrin 13, ndërsa diaspora dhe votuesit jashtë vendeve pjesëmarrëse mund të votojnë përmes platformës zyrtare të Eurovisionit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts