Ushtria amerikane ka njoftuar se dy anije tregtare me flamur të këtij shteti kanë kaluar me sukses nëpër Ngushticën e Hormuzit.

Në një postim në X, thuhet se po vazhdojnë përpjekjet për të rivendosur tranzitin për anijet tregtare.

“Forcat amerikane po ndihmojnë në mënyrë aktive përpjekjet për të rivendosur tranzitin për anijet tregtare,” thuhet në postimin në X të Komandës Qendrore Amerikane.

Lundrimi i suksesshëm i anijeve në ngushticë vjen një ditë pasi Presidenti Donald Trump është zotuar të udhëheqë anijet përmes rrugës ujore, ku Irani po përpiqet të kontrollojë anijet.

Related Posts