Një rasti i rrëmbimit ka ndodhur në Drenas, njofton policia.
Sipas policisë, dy meshkuj me forcë e kanë futur në veturë një të mitur dhe më pas e kanë liruar duke e shtyrë nga vetura dhe duke e lënë në rrugë.
“Raportohet se dy të dyshuar të panjohur, me forcë kanë futur në veturë viktimën femër kosovare të moshës së mitur ,dhe më pas e kanë liruar duke shtyrë nga vetura dhe duke e lënë në rrugë”, njoftoj policia.
Viktima nga disa kalimtarë të rastit është dërguar në stacion policor dhe më pas e njëjta ka pranuar tretman mjekësor . Rasti duke u hetuar nga njësitë relevante.